Shënime ligjore
Përditësimi i fundit: 4 nëntor 2026
Ky version në shqip ofrohet vetëm për informim. Në rast mospërputhjeje, mbizotëron versioni në italisht.
1. Të dhënat e profesionistit
Informacion i dhënë edhe sipas nenit 7 të Dekretit Legjislativ italian 70/2003.
- Pronari i faqes: Ark. Klodian Mana, profesionist individual, që vepron si “Klodian Mana Architect”
- Titulli profesional: Arkitekt, i regjistruar në Ordine degli Architetti, Pianificatori, Paesaggisti e Conservatori della Provincia di Brescia (Urdhri i Arkitektëve, Planifikuesve, Arkitektëve të Peizazhit dhe Konservatorëve të Provincës së Breshias), nr. 3476, seksioni A. Titull profesional i fituar në Itali.
- Selia: Via Volti 56/A, 25010 Tremosine sul Garda (BS), Itali
- P.IVA (nr. TVSH): 04180180988
- Email: km@kmarchitect.eu
- PEC (email i certifikuar): mana.klodian@archiworldpec.it
- Faqja: www.kmarchitect.eu
Veprimtaria profesionale ushtrohet në përputhje me Kodin e Etikës Profesionale të Arkitektëve, Planifikuesve, Arkitektëve të Peizazhit dhe Konservatorëve, i disponueshëm në faqen e Këshillit Kombëtar të profesionit (www.awn.it). Veprimtaria është e mbuluar me policë sigurimi për përgjegjësinë civile profesionale, siç parashikohet nga neni 5 i Dekretit Presidencial 137/2012. Të dhënat e policës u komunikohen vetëm klientëve që nënshkruajnë një kontratë angazhimi, në momentin e nënshkrimit.
2. E drejta e autorit dhe pronësia intelektuale
Të gjitha përmbajtjet e faqes, përfshirë tekstet, fotografitë, imazhet, vizualizimet e projekteve (renderet), vizatimet, materialet grafike dhe logon “Klodian Mana Architect”, janë vepra origjinale në pronësi të Klodian Manës, me të vetmin përjashtim të projekteve të seksionit “Urbanistikë” të zhvilluara së bashku me projektues të tjerë, të përshkruara më poshtë. Ato mbrohen nga Ligji italian për të drejtën e autorit (Ligji nr. 633 i 22 prillit 1941) dhe nga normat për pronësinë intelektuale.
Nuk lejohet riprodhimi, kopjimi, ndryshimi, publikimi ose shpërndarja, tërësisht ose pjesërisht, e këtyre përmbajtjeve pa pëlqimin me shkrim të pronarit. Kjo vlen edhe për përdorimin në faqe të tjera, në rrjetet sociale, në botime ose në materiale tregtare. Mbetet i lirë ndarja e thjeshtë e lidhjes me faqet e sajtit.
Për të kërkuar përdorimin e një përmbajtjeje, për shembull për një botim, mjafton t’i shkruani km@kmarchitect.eu.
Disa projekte të seksionit “Urbanistikë” janë zhvilluar së bashku me projektues të tjerë. Për secilin prej tyre tregohen bashkautorët, me të cilët ndahen të drejtat e autorit. Edhe këto përmbajtje nuk mund të riprodhohen pa pëlqim me shkrim.
3. Projektet e publikuara
Projektet e realizuara për klientë publikohen me pëlqimin e tyre. Në faqe nuk shfaqen të dhëna personale të klientëve as adresa që lejojnë identifikimin e banesave private.
4. Imazhet e projekteve
Shumë imazhe të faqes janë vizualizime të projekteve, pra paraqitje grafike të mënyrës si është menduar një ndërhyrje. Ato kanë vlerë ilustruese: materialet, ngjyrat, mobilimi, bimësia dhe konteksti mund të ndryshojnë nga ajo që realizohet më pas. Imazhet nuk kanë vlerë kontraktuale.
5. Përmbajtja e faqes
Përmbajtja e faqes ka karakter informues dhe prezantues të veprimtarisë profesionale. Ajo nuk përbën mendim teknik as konsulencë për rastin e veçantë: çdo ndërhyrje, përfshirë zgjedhjen e procedurës më të përshtatshme të ndërtimit, kërkon një vlerësim specifik.
Përmbajtja përgatitet me kujdes, por mund të përmbajë pasaktësi ose të mos jetë e përditësuar. Pronari nuk mban përgjegjësi për dëme që rrjedhin nga përdorimi i informacionit të publikuar.
6. Lidhjet e jashtme
Faqja mund të përmbajë lidhje me faqe të palëve të treta, për shembull Instagram dhe LinkedIn. Pronari nuk është përgjegjës për përmbajtjen e tyre as për politikat e tyre të privatësisë.
7. Privatësia dhe cookies
Përpunimi i të dhënave personale përshkruhet në Politikën e privatësisë. Përdorimi i cookies përshkruhet në Politikën e cookies.
8. Ligji i zbatueshëm
Këto shënime ligjore rregullohen nga ligji italian.